VIDEO/ Përplasja me policinë, Berisha i del në mbrojtje Lapajt: Stop sulmit ndaj protestuesve...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2026, 19:19
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar nduhetë lidhje me tensionet e krijuara në protestën e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë ditën e sotme.
Në një postim në Facebook, Berisha e ka cilësuar si terror përplasjen me policisë dhe protestuesve, duke shtuar se duhet të ndalojë.
Nga ana tjetër, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “Ramaduro”, referuar liderit venezuelian Maduro.
“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!”– shkruan Berisha.
