Moderatorja e “Epiqendër”, Sonila Musai: “Ora News” është familja ime e dytë
Gazetarja Sonila Musai ka ndarë një mesazh të ndjerë për kolegët dhe stafin e Ora News, duke e përshkruar redaksinë si një familje të vërtetë.
Ajo theksoi se për më shumë se një dekadë është pjesë e këtij ekipi, që për të është kthyer në shtëpinë e saj të dytë.
“Në Ora News jemi si një familje. Shkojmë mirë, zihemi, qeshim dhe qajmë së bashku. Çdo ditë këtu më mëson diçka të re,” u shpreh Musai, duke shtuar se çdo sukses dhe çdo moment i vështirë i përballuar bashkë e ka forcuar edhe më shumë këtë lidhje.
Ajo falënderoi të gjithë kolegët për mbështetjen, profesionalizmin dhe miqësinë, duke theksuar se falë përkushtimit të secilit, Ora News vazhdon të rritet dhe të frymëzojë.
“Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj familjeje dhe do të vijojmë së bashku në këtë rrugëtim”, përfundoi Musai ne mbyllje të emisionit Epiqendër për vitin 2025.
NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”

