Momente të veçanta pas kamerave/ Katerina Hysenllari tregon “sekretet e Ora News”

Spikerja dhe gazetarja e “Ora News” Katerina Hysenllari, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, rrëfeu një traditë të veçantë të stafit të “Ora News”.

Ajo tregoi se gjatë minutava të lira bëjmë një lojë ku  kolegët duhet t'i bëjnë njëri-tjetrit dhurata surprizë, pa ditur paraprakisht se kush do të ishte dhuruesi.

“Janë momentet e vogla që bëjnë punën tonë më të këndshme dhe më të veçantë,” tha Hysenllari, duke nënvizuar atmosferën e ngrohtë dhe bashkëpunimin e ngushtë mes kolegëve.

NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”