Pasmaçiu: Ja spikerja që duket e ëmbël në ekran, por njihet për korrektësinë dhe rreptësinë
Regjisori i “Ora News”, Erind Pasmaçiu, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, rrëfeu se si janë gazetarët jashtë kamerave dhe si ndryshon shpesh dinamika e tyre nga ajo që shfaqet në ekran.
Sipas tij, shumë gazetarë duken të qetë dhe të përmbajtur gjatë transmetimit, por në situata sfiduese dhe në prapaskenë mund të jenë shumë më kërkues dhe të rreptë në punë.
Duke folur konkretisht për Sonila Musain, Pasmaçiu e përshkroi atë si “limoni i thartë”.
“Në ekran është e ëmbël dhe e qetë, por në punë është e fortë, shumë korrekte dhe kërkuese. Kam pasur dy-tre raste tensioni me të, por gjithmonë kemi gjetur gjuhën e përbashkët”, tha ai.
Ai theksoi se marrëdhënia mes tyre është forcuar ndër vite, duke shtuar se afërsia dhe bashkëpunimi i gjatë profesional kanë ndikuar pozitivisht në punën e përbashkët.
NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”

