Dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm në një zonë të Tiranës, nën hetim 28-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 18:34
Një 28-vjeçare është vënë nën hetim pasi dyshohet se ushtronte prostitucion në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave.
Procedimi ka nisur në gjendje të lirë për shtetasen V. S., ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast të kësaj veprimtarie.
