Ezani ndërpret lidhjen live: Si u përball Hysenllari me një moment të papritur

Gazetarja Katerina Hysenllari, e ftuar në emisionin “Epiqëndër” të gazetares Sonila Musai, ka folur për një moment të papritur gjatë një transmetimi live nga Parlamenti.

Ajo tregoi se gjatë lidhjes direkte, në sfond nisi ezani, duke krijuar një situatë të vështirë për vazhdimin e transmetimit, pasi zëri nuk dëgjohej qartë dhe duhej treguar respekt për momentin fetar.

Në këtë situatë, operatori Denis Sejdini, i cili është edhe bashkëshorti i saj, ishte pjesë e lidhjes live.

Hysenllari rrëfeu se i kërkonte vazhdimisht të priste përfundimin e Ezanit, ndërsa vetë ndodhej nën presionin e situatës dhe kohës së transmetimit.

NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”