VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (30 dhjetor 2025)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore polare, duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë.
Evropa Lindore, rajoni i Baltikut dhe brigjet e Detit të Zi do të përfshihen nga reshje dëbore, shiu dhe stuhi ere.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë.
Sipas MeteoAlb, paraditja do të nisë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të shtohen duke sjellë reshje shiu dhe dëbore, kryesisht në Jug dhe Juglindje.
Temperaturat do të luhaten nga -4°C në 13°C, ndërsa era fryn juglindore mbi 40 km/h, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme.
Evropa Lindore dhe Gadishulli Skandinav do të mbeten nën ndikimin e një qendre të fuqishme ciklonare me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të ketë mot të kthjellët dhe të ftohtë, veçanërisht në Ballkan.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, Nata e ndërrimit të viteve do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe shumë i ftohtë, me kalime vranësirash dhe dëborë në zonat malore juglindore.
Temperaturat do të zbresin nga -8°C në 9°C, ndërsa era fryn lindore-verilindore mbi 55 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

