“Epiqendër” mbyll vitin 2025-ën/ Moderatorja Sonila Musai falënderon ekipin e saj

Në episodin e fundit për vitin 2025, moderatorja dhe autorja e emisionit “Epiqendër” në “Ora News”, Sonila Musai, shprehu mirënjohje për të gjithë ekipin pas kamerave.

Ajo theksoi se televizioni nuk është vetëm ajo që shohim në ekran, por një rezultat i punës së palodhur të regjisorëve, operatorëve, teknikëve, redaksisë, shoferëve dhe gjithë stafi që çdo ditë kontribuon me përkushtim dhe profesionalizëm.

“Ky emision është fryt i punës në grup, i orëve të gjata, i sfidave të përditshme dhe i pasionit për televizionin,” u shpreh ajo.

“Bilanci ynë është më shumë përvojë, më shumë bashkëpunim dhe një dëshirë e vazhdueshme për ta bërë çdo ditë më mirë. Ky është një sukses i përbashkët”, theksoi Musai në hapje të emisionit.

NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”