Katerina Hysenllari zbulon kush nga gazetarët ka karakterin më të vështirë në redaksi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 20:00
Gazetarja Katerina Hysenllari, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka folur me humor për marrëdhëniet dhe karakteret brenda redaksisë.
E pyetur se kush ka karakterin më të vështirë, Hysenllari përmendi gazetarin Isa Myzyraj, duke theksuar se është e vështirë të kuptosh nëse ai po qesh apo është serioz.
“Nuk e dallon dot kur është shaka dhe kur është serioz,” u shpreh ajo, duke shtuar se kjo e bën atë një personazh të veçantë në redaksi.
Megjithatë, Hysenllari theksoi se Myzyraj mbetet një shok dhe koleg i mirë, duke shtuar me nota humori se asnjëherë nuk dihet nëse humori i tij varet nga fakti nëse ka pirë apo jo kafen e mëngjesit.
NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”

