Regjisori Erind Pasmaçiu tregon sfidat e vitit në “Epiqendër”

Regjisori i “Ora News” Erind Pasmaçiu, i ftuar në emisionin “Epiqendër”të gazetares Sonila Musai tregoi pasionin dhe sfidat e një viti të lodhshëm në televizion.

Ai theksoi se viti 2025 ishte i mbushur me emisione të reja, bashkëpunime me kolegë të rinj dhe punë të palodhur nga gjithë stafi.

“Një televizion informativ nuk ka orar e as pushim,” u shpreh Pasmaçiu, duke nënvizuar përkushtimin e ekipit që punon pas skenave për të sjellë çdo ditë programe cilësore për publikun.

Në këtë episod të fundit për vitin, ai falënderoi të gjithë kolegët për punën e tyre të palodhur dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përvojës së fituar gjatë vitit.

NDIQNI EMISIONIN E FUNDIT PËR 2025 TË PLOTË “EPIQENDËR”