"Foltorja" para Kryeministrisë/ Berisha: Ky shesh do të na sjellë lirinë!

Berisha: “Ky shesh do të na sjellë lirinë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim para protestuesve në sheshin përpara kryeministrisë, duke theksuar se protesta do të vazhdojë derisa qeveria aktuale të largohet.

Berisha akuzoi Edi Ramën dhe anëtarë të qeverisë, duke i cilësuar jo si zyrtarë të ndershëm, por si “një bandë” që ka kapur institucionet . Ai shtoi se sheshi ku janë mbledhur protestuesit do të jetë vendi që do të sjellë lirinë dhe rivendosjen e rendit demokratik në vend.

Berisha bëri thirrje për vazhdimin e protestave  dhe përsëriti kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, duke e përshkruar këtë si një hap të domosdoshëm për të rikthyer demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri.