Mungesa e ujit në Vlorë/ Protestues dhe të rinj të FRPD prishin eventin bashkiak!

Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë, së bashku me qytetarë të pakënaqur, kanë ndërprerë mbrëmjen gala të organizuar nga Bashkia në Teatrin e Qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Shkak i revoltës së vlonjatëve është mungesa e ujit të pijshëm, një problem që qytetarët e kësaj bashkie përjetojnë prej vitesh dhe që është përkeqësuar kohët e fundit.

Protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet ku punonjës të Bashkisë po shijonin mbrëmjen gala, duke sjellë shishe dhe bidona bosh uji si simbol të protestës për mosfurnizimin me një shërbim jetik për qytetarët.