Pogradec/ Merr flakë automjeti në orët e para të mëngjesit, policia heton shkaqet e zjarrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 14:11
Në Pogradec, lagja nr.2, një automjet i shtetasit A. M. ka marrë zjarr në orët e para të mëngjesit, ndërsa ishte i parkuar. Ngjarja është nën hetim.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
