Durrës/ Aksidentoi këmbësoren teksa po lëvizte automjetin mbrapsht, policia arreston 21-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 12:49
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. F., 21 vjeç, pasi në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, duke lëvizur mbrapsht me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësoren V. A..
Si pasojë, e dëmtuara ndodhet në Reanimacionin e Spitalit të Durrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në lagjen nr. 17, në rrugën “Ksanthipi Syko”, duke ecur mbrapsht, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. A., e cila ndodhet në Reanimacionin e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
