Shpërthimi në flakë të 8 autobusave në Durrës/ Mendohet të ishte aksidentale, zjarri u shkaktua nga...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 12:56
Në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve në Durrës, ku u dogjën 8 autobusë jashtë funksionit, mendohet të ketë ndodhur aksidentalisht.
Hetimet tregojnë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.
