E FRIKSHME në Durrës! 15-vjeçarit i shpërthen fishekzjarri në fytyrë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Raportohet se i mituri ka pësuar djegie të rënda në fytyrë, pasi ishte duke ndezur fishekzjarrë. Ai është paraqitur në spital me prindërit por për shkak se gjendja ishte shumë e rënduar, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e tij. 15-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar.
