VIDEO/ "Shqiponjat" e Policisë, "paradë" në rrugë! Efektivi ngre motorin “me rrotë të parme”
Një situatë e paprecedentë është regjistruar, së fundmi nga radhët e Policisë së Shtetit, në rrugët e Tiranës.
Sipas një video të publikuar nga JOQ, shihet se një motor i Policisë së Shtetit me dy efektivë mbi të, ngrihet mbi rrotën e parë duke kryer manovra që nuk janë aspak të zakonshme për një mjet zyrtar.
Skena dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë, në një rrugë të frekuentuar të kryeqytetit dhe vë në dyshim rregullat e qarkullimit dhe standardet e sjelljes së punonjësve të rendit publik.
Ekspertët e sigurisë rrugore theksojnë se manovrat e tilla janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë aksidente serioze, sidomos kur kryhen në rrugë të hapura me trafik.
Ndërkohë, vlen të theksohet se ky nuk është rasti i parë që Policia e Shtetit shkel rregullat, duke vënë në pikëpyetje garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

