Sherri familjar në Korçë që përfundoi me arrestime/ Dy vëllezër nën pranga, gruaja e njërit prej tyre merr urdhër mbrojtjeje

Policia e Korçës ka arrestuar S. Z., 58 vjeç, dhe V. Z., 65 vjeç, vëllezër banues në Korçë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike njëri ndaj tjetrit.

Gjithashtu, shtetasi 58-vjeçari mendohet të ketë dhunuar kunatën e tij, bashkëshorten e vëllait të tij 65-vjeçar, e cila kishte marrë urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër) pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu shtetasi S. Z., dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij (bashkëshorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.