Protesta e opozitës çdo natë nga janari/ Kthupi: Partitë politike bëjnë mitingje, jo protesta

Protesta të vazhdueshme çdo natë, paqësore dhe të qëndrueshme, do të jenë strategjia e opozitës përballë qeverisë. Sali Berisha paralajmëroi se kjo formë e aksionit politik do të nisë nga janari dhe sipas tij do të vijojë deri në largimin e mazhorancës nga pushteti.

Duke komentuar paralajmërimin e opozitës për protesta të vazhdueshme nga janari, analisti Rezart Kthupi deklaroi në “Ora News” se këto nuk mund të konsiderohen protesta qytetare, por mitingje politike që partitë nuk duhet t’i paraqesin si përfaqësuese të gjithë qytetarëve.

"Ka një llogjikë që është politike, ka një logjikë që është qytetare. Protestat janë mjete të qytetarëve nuk janë mjete të partive politike.

Partitë politike bëjnë mitingje por jo protesta. Protesta është mjet qytetar dhe ky është një nga rrëmbimet më të mëdha që i bëhet qytetarëve shqiptarë, duke i paraqitur këto lëvizje që janë lëvizje politike si protesta të tyre.

Një parti politike mund të dalë dhe të demostrojë, të bëj mitingje dhe të manifestojë vullnetin politik të saj, por jo të pretendoj që përfaqëson të gjithë qytetarët.

Vetëm protestë nuk është kjo", ushpreh Kthupi.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: