FOTO/ Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë- Fushë Krujë. 

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, duke u përplasur me njëra tjetrën pranë fshatit Derven, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është bërë prakalimi i gabuar i njërës prej makinave.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.