Manja pas mbledhjes së Etikës: Rishikuam pamjet nga 18 dhjetori! Përjashtuam vetëm 6 deputetë
Teksa në orën 11:00 do të duhej të ishte mbledhur Këshilli për Rregulloren e Mandateve, dhe Imunitetit, e kërkuar nga pakica, opozita, PS ka refuzuar. Por pavarësisht kësaj, PD, e cila ka 2 anëtarë në Këshill, ka shkuar në mbledhje, për të diskutuar mbi masat disiplinore të kërkuara nga PS-ja për 29 deputetët e opozitës.
Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi i 6 deputetëve të PD në lidhje me kaosin dhe tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend.
Ulsi Manja: Në respekt të opinionit publik por edhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën sipas Rregullores në mënyrë taksative i zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjet, sepse është organ pune i Kuvendit, pavarësisht se nga deputetët e opozitës që unë kam kërkuar të jenë të pranishëm, sepse janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë, si rregull duhet të dëgjohen.
Sot pamë pamjet nga seanca jo normale, me veprime të dhunshme, ju ishit dëshmitarë dhe prezentë.
Me vendim të Sekretariatit të Etikës përjashtohen me 30 ditë deputetët:
1. Flamur Noka
2. Albana Vokshi
3. Elda Hoti
4. Belind Këlliçi
5. Klevis Balliu
6. Fidel Kreka
Ndërkohë rrëzohet kërkesa për pjesën tjetër.
Sekretariati i Etikës e mbylli mbledhjen për sot. Ndërsa unë, si anëtar i Këshillit të Mandateve, pas mbylljes së kësaj mbledhjeje, kam angazhime në zonën time elektorale. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Shfrytëzojeni që t’i kaloni këto festa me familjen dhe miqtë tuaj

