“RICE KAPITENI I ARDHSHËM I ANGLISË!”/ Wayne Rooney vlerëson maksimalisht sulmuesin Declan Rice

Legjenda angleze e futbollit Ëayne Rooney e sheh sulmuesin e Arsenalit Declan Rice si pasuesin ideal të Harry Kane te kombëtarja. Kjo ide sidomos, thotë se iu përforcua pas performancës fantastike të 26 vjecarit në sfidën kunder Everton në Premier Ligë.

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, vlerësoi maksimalisht mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice, duke e cilësuar atë si kapitenin e ardhshëm të përfaqësueses angleze.

Legjenda angleze e futbollit e ndoqi nga afër sfidën e Arsenal-Everton, ku sipas tij roli I 26 vjecarit ishte vendimar për fitoren e topcinjve.

 “Vendimet e tij në lojë, pasimet, pozicionimi dhe sakrifica për skuadrën janë të jashtëzakonshme. Ai është kudo në fushë dhe shpesh bën gjëra që nuk vlerësohen sa duhet.

26-vjeçari ka zhvilluar deri tani 72 ndeshje me Anglinë dhe ka mbajtur dy herë shiritin e kapitenit në mungesë të Harry Kane. Dhe sipas Rooney-t, Rice është lojtari ideal për ta zëvendësuar Kane në të ardhmen.

"Ai është personi i duhur për të zëvendësuar Kane për mua, për shkak të vendosmërisë dhe personalitetit të tij. Duket se të gjithë e duan, ata që e njohin dhe janë afër tij. Ai është i pazëvendësueshëm për Anglinë.

Në të njëjtën intervistë, Rooney foli edhe për Dominic Calvert-Leëin, i cili po kalon një moment pozitiv me Leeds United. Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit radhazi, përfshirë dy gola në fitoren 4-1 ndaj Crystal Palace.

Rooney mendon se, nëse vazhdon me këtë formë, Calvert-Leëin mund të marrë një ftesë nga trajneri Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026, për shkak të mungesës së sulmuesve cilësorë te Anglia.

“Ai është i fortë fizikisht, i mirë në pasime dhe lufton në të dyja zonat. Kur është në formë, është shumë i vështirë për t’u ndalur!

Calvert-Lewin u largua nga Evertoni pas një sezoni të vështirë, të shoqëruar me dëmtime. Por ky ishte një vendim I drejtë për Rooney, pasi te ekipi  I ri po merr trajtimin e duhur mjekësor.