Hallaçi: Ismet Bellova, i veçantë në stil dhe aq i madh sa Panajot Pano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 22:07
I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, Rrahman Hallaçi vlerësoi Ismet Bellovën si një komentator të ëmbël dhe të veçantë, duke e krahasuar madhështinë e tij në zanat me legjendën e futbollit Panajot Pano.
" I ëmbël gjithmonë në komentet e ndeshjeve. I veçantë në stilin e tij. Unë mendoj që në zanatin e tij ka qenë një person aq i madh sa Panajot Pano.
Do ta mbaj mend patjetër, nuk është e lehtë për ta harruar", u shpreh Hallaçi.
