Pinari për Bellovën: Profesionist i kujdesshëm që respektonte lojtarët dhe familjet e tyre
I ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, Luan Pinari foli për kujdesin dhe profesionalizmin e Ismet Bellovës, duke treguar sesi ai respektonte privatësinë e lojtarëve dhe bënte gjithmonë kujdes që familjarët të mos shqetësoheshin për lëndimet gjatë ndeshjeve.
" Ne e kemi pasur, në kohën kur kemi luajtur bashkë me Tanin dhe Banon, ka qenë që ndeshjet nuk u jepnin në televizion.
Gjatë verës e takova në Pogradec, aty e kalonte verën dhe gjithmonë bisedonim.
Në moment kur dëmtoheshin dy lojtarë asnjëherë nuk i thonte emrat. Thonte që janë lënduar dy lojtarë.
E pyeta pse nuk i thonte emrat. Më tha 'unë i njihja shumë mirë, por për të mos merakosur familjarët se nëse do ta dëgjonin në radio do nisnin të bëheshin merak derisa të mernin informacionet'. Nuk ka pasur telefona, asnjë komunikim.
Ishte shumë i kujdesshëm", u shpreh Pinari.
