Fitoi çmimin “Talentja e Vitit”/ Ndoj: Është shpërblim për punën dhe sakrificën time, këtë sukses ia dedikoj familjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 22:22
E ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, sportistja Xhesika Ndoj tregoi emocionet e saj pas marrjes së çmimit “Talentja e Vitit” për herë të dytë radhazi, duke i'a dedikuar këtë sukses familjes dhe punës së palodhur gjatë vitit.
" Emocionet janë të shumta. Është viti i dytë rrjesht që e marr.
Nga puna e palodhur që kam bërë, nga sakrifica, por emocionet janë gjithmonë ndryshe nga hera parë.
Ky çmim për mua është gjithçka sepse është puna, mundi që tregon që kam arritur diçka. Këtë çmim të rëndësishëm ia dedikoj familjes sepse po të mos ishte familja as unë nuk do isha këtu ku jam sot", u shpreh Ndoj.
