FULLKRUG NJË HAP LARG MILANIT/ Burimet: Marrëveshja me West Ham e mbyllur
Sulmuesi gjerman i West Ham, Niclas Fyllkrug do t’I bashkohet Milanit para Krishtlindjeve. Burimet pranë klubit konfirmojnë se marrëveshja është mbyllur në formë huazimi, me të drejtë blerjeje.
Milani është shumë pranë goditje të rëndësishme në këtë merkato: Niclas Füllkrug është vetëm një hap larg veshjes së fanellës kuqezi.
Sulmuesi gjerman, profili i kërkuar prej kohësh nga Massimiliano Allegri për rolin e numrit 9, pritet të forcojë repartin ofensiv të Milanit në gjysmën e dytë të sezonit.
Sipas burimeve pranë klubit, Milani ka arritur marrëveshjen me West Ham-in për një huazim deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje të kushtëzuar prej rreth 13 milionë eurosh. Detajet finale ende nuk janë bërë publike, pasi mungon komunikata zyrtare e klubit, por marrëveshja konsiderohet e mbyllur.
Füllkrug, 32 vjeç, është gati për një aventurë të re në San Siro pas eksperiencës në Premier League.
Mediat italiane raportojnë se sulmuesi i kombëtares gjermane i është nënshtruar tashmë testeve mjekësore dhe pritet të prezantohet zyrtarisht te Milani përpara Krishtlindjeve, një “dhuratë” për Milanellon dhe për Allegrin, i cili kërkon më shumë peshë dhe eksperiencë në sulm.
Në aspektin sportiv, Füllkrug vjen si një profil i fortë fizikisht, i saktë dhe me eksperiencë ndërkombëtare, elemente që Allegri i konsideron kyçe për objektivat e klubit në kampionat dhe Europë.
Menjëherë pasi të mbërrijë në Milano pas vizitave mjekësore, sulmuesi do t’i bashkohet ekipit në stërvitje. Debutimi I tij para tifozëve të rinj parashikohet më 8 janar, në sfidën e kampionatit kundër Genoas.
