Aston Villa mund Manchester United dhe ëndërron titullin kampion

Aston Villa mori një sukses 2-1 ndaj Manchester United në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League, të luajtur në “Villa Park”.

Me këtë fitore, vendasit ngjiten në vendin e tretë në renditje, vetëm 3 pikë prapa Arsenalit dhe 1 pikë pas Manchester Cityt.

Ndeshja nisi me dominim të Aston Villas në gjysmën e parë, dhe surprizën e shënoi në minutën e 45’, kur Rogers shënoi pas asistit të McGinn. Manchester United reagoi menjëherë, dhe vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 48’, Cunha barazoi pas një asistimi të Dorgu.

Në pjesën e dytë, Aston Villa rifitoi avantazhin në minutën e 57’, kur Ëatkins asistoi përsëri për Rogers, i cili realizoi golin e dytë dhe vendimtar. Përpjekjet e Manchester United në minutat e fundit rezultuan të kota.

Me këtë fitore Aston Villa ëndërron titullin, ndërsa Manchester United mbetet në 26 pikë dhe afrohet me rrezikun që të humbasë vendin në zonën Champions.