Shuarja e Bellovës/ Zekaj: Ditë e keqe për gazetarinë dhe median sportive. Humbëm një nga njerëzit më vizionarë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 22:13
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora Sport” në “Ora News”, Xhevdet Zekajn ndau kujtime personale për Ismet Bellovën, duke e cilësuar si një vizionar të medias sportive, mësues të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të çmuar gjatë fillimeve të karrierës së tij.
" Është një ditë e keqe. Humbëm një nga njerëzit më vizionarë, më me produkt sportiv në fushën e medias, si mësues, si njeri.
Unë e kujtoj në fillimet e mia, kam kujtime pafund me Bellovën. Ka qenë një nga njerëzit më të afërt, më ka mbështetur, më ka afruar, më ka ftuar në festa.
Natyrisht ishte i sinqertë,i vërtetë,më bënte dhe ndonjë vërejtje për temperamentin, që unë të zbutesha sadopak", u shpreh Zekajn.
