Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit përcillet për në banesën e fundit

Janë mbajtur sot homazhet në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjender komentimit të ndeshjeve të futbollit që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjeçare.

Pas homazheve, ai është përcjellë për në banesën e fundit.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.