Lamçe: Ismet Bellova, komentator me magji të zërit dhe pasion për futbollin

I ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, ish-arbitri Shpëtim Lamçe vlerësoi figurën e Ismet Bellovës, duke e përshkruar si një komentator profesionist dhe të jashtëzakonshëm, i cili ndiqte futbollistët me pasion dhe bënte që shikuesit të ndiheshin sikur ishin në stadium.

"Ngushëllime familjes! Unë e kam pasur fqinj,e kam pas njohur jashtëzakonisht mirë. Ka qenë një gazetar dhe komentator profesionit. 

Ne shkonim një orë e gjysëm para dhe ai vinte njësoj me ne. I themi se pse vinte kaq herët, ai tha se dëshironte të shikonte si vrapon sportisti, që ta njoh nga ecja, çfarë futbollisti është si lëviz, se nuk shikohet numri nga distanca që jemi ne.

Ai ishte një nga ata komentatorë që të dukej sikur ishe në shkallëte stadiumit. I jashëzakonshëm, kishte njëmagji të zërit", u shpreh  Lamçe.