Shuhet Ismet Bellova/ Marku: Ishte një babaxhan i gazetarisë sportive

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, Gaspër Marku ndau kujtime personale dhe vlerësime për Ismet Bellovën, duke e cilësuar atë si një figurë babaxhane të medias sportive dhe një udhërrëfyes të çmuar për brezat e rinj të gazetarëve.

" Ismet Bellova një babaxhan i medias sportive. Unë kam pasur rastin ta njoh nga afër prej shumë e shumë vitesh, që në hapat e parë. 

Përmes një miku të përbashkët të tij, gazetarit Rifat Ruçi se sot nuk jeton, ai ishte një bashkëkohës i tij, një mik i Bellovës dhe nëpërmjet tij unë pata mundësi që të takohesha me Ismet Bellovën e aty nisën ato bashkëpunimet tona të para dhe jam shumëmirënjohës për këshillat, orientimet, respektin që ai na dha që në hapat e parë", u shpreh Marku.