Ndahet nga jeta Ismet Bellova / Popja: Një humbje e madhe për historinë e gazetarisë sportive shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 21:26
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, gazetari Fatmir Popja e cilësoi ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës si një ditë të trishtuar për gazetarinë shqiptare, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm prej dekadash në historinë e gazetarisë sportive.
" Natyrisht për gazetarinë shqiptare dhe për atë sportive dita e sotme është një ditë e trishtuar sepse gazetaria sportive shqiptare ka humbur një nga ikonat që ka shkruar historinë e lavdishme të gazetarisë sportive në Shqipëri.
Plot 70 vite, Ismet Bellova i ka shërbyer gazetarisë sportive në Shqipëri dhe duke qenë një nga profesorët e papërsëritshëm", u shpreh Popja.
