Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës/ Mërgjyshi: Ishte profesor dhe pjesë e familjeve tona

I ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, Artan Mërgjyshi vlerësoi figurën e Ismet Bellovës, duke e cilësuar atë një profesor të vërtetë të gazetarisë sportive, një njeri të nderuar dhe një zë që për dekada u bë pjesë e pandashme e familjeve shqiptare.

" Profesor është titulli i Bellovës, jo vetëm si radiokronistë por edhe si profesor. Të gjithë nesportistët i thonim profesor sepse ai na inkurajonte. E njihte me detaje futbollin. Ishte bërë dhe si pjesëtar i familjeve tona me zërin e tij dhe tani jeta është në ciklin e vetë.

Ai është njeri i nderuar dhe profesor i nderuar", tha ndër të tjera Mërgjyshi.