Bano: Ismet Bellova ishte mjeshtër i komunikimit dhe ikonë e gazetarisë sportive. Na ka ngritur në qiell...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 21:37
I ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, ishte ish-futbollisti Artan Bano, i cili foli me emocione për ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në gazetarinë sportive, pasionin për futbollin dhe aftësinë unike për t’i dhënë emocion publikut shqiptar.
" Na ka dhënë emocion, ka qenë briliant në mënyrën e komunikimit. Njihte të gjithë futbollistët eligës shqiptare, njihte karakteret e tyre.
Na ka ngritur në qiell që të gjithëve. Ka bërë gjithçka për ne në fushë por edhe për publikun shqiptar që i ka dhënë emocion të padiskutueshëm", u shpreh Bano.
