OPOZITA PËRPLASJE ME GARDËN/ PD ndërpret punimet, Berisha: Mos i prekni deputetët!

 


Seanca plenare e Kuvendit sot është shoqëruar nga tensione të forta.

Opozita ka ndërprerë punimet, pasi rikujtojmë që ata kanë kërkuar debat për mocionin mbi kriminalitetin si pjesë me rendit të ditës në Kuvend. 

Gjatë përplasjeve, ish-kryeministri Sali Berisha është dëgjuar duke u drejtuar punonjësve të Gardës së Parlamentit.

“Larg duart nga deputetët”, ndërsa deputeti Gazment Bardhi iu ka thënë: “Mos guxo të prekësh deputetët”. Situata ka krijuar kaos në sallë dhe seanca nuk po zhvillohet sipas rendit të ditës.