Shqipëria vend tranzit për emigrantët, Zhulali: Shqetësues fakti që Qeveria nuk ka asnjë komunikim publik me popullin e saj
Shqipëria po përgatitet për t’u përballur me flukse të paligjshme migratore si një vend-kalim tranzit.
20 qendra të reja pritje për emigrantët ilegalë pritet të ngrihen deri në 2028-ën në 3 qarqe kryesore të vendit, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë për të strehuar kryesisht emigrantët që vijnë nga vende në konflikt me destinacion Bashkimin Evropian.
Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ku Ilda Zhulali u shpreh se kjo është pjesë e strategjisë së kryeministrit Edi Rama për të tregtuar atë se çfarë mund të tregtojë për hir të pushtetit të tij.
“Se një kryeministër i përgjegjshëm ka një komunikim publik me popullin e tij, siç e bëri me rastin e Italisë, ku ne mësuam për Gjadrin nga mediat italiane, e njëjta gjë po ndodh edhe tani, ku u zbulua përmes planeve të veprimit, që do të thotë se ka një strategji të qartë për të cilën nuk ka asnjë informacion.
Por mua më shqetëson numri i qendrave që do të hapen, dhe të gjitha këto janë bosh, pasi nuk ka një fluks të tillë emigrantësh që mund të vijnë në territorin tonë dhe që mund të synojnë Evropën”, u shpreh ndër të tjera., Ilda Zhulali.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

