Të tjerë emigrantë në Shqipëri, Hoxhaj: Fakti që projekti financohet nga BE, do të thotë pazar për anëtarësimin në 2030-n
Shqipëria po përgatitet për t’u përballur me flukse të paligjshme migratore si një vend-kalim tranzit.
20 qendra të reja pritje për emigrantët ilegalë pritet të ngrihen deri në 2028-ën në 3 qarqe kryesore të vendit, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë për të strehuar kryesisht emigrantët që vijnë nga vende në konflikt me destinacion Bashkimin Evropian.
Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ku gazetari Julian Hoxhaj, theksoi se fakti që dokumentet zyrtare tregojnë se kjo nismë do të menaxhohet nga Bashkimi Evropian.
“Dhe fakti që BE-ja e financon këtë do të thotë që ky është një pazar i drejtpërdrejtë i Edi Ramës me vendet e Unionit për t’i marrë në këmbim anëtarësimin në BE siç ai e ka premtuar deri në vitin 2030”, u shpreh Hoxhaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
