Çfarë ndodhi aty brenda? Deputetja ndan PAMJET brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të PD-së
Deputetja Jorida Tabaku, ka ndarë pamje nga mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua me dyer të mbyllura pati edhe debate.
Tabaku përtej debateve, normale për një parti demokratike tha pas takimit se sfidë kryesore për demokratët është që "PD të mund të ndërtojë një Shqipëri realisht europiane."

Në fokus ishte organizimi i protestës së 22 dhjetorit. Kjo e fundit mori vëmendjen kryesore të diskutimeve duke shtyrë për një mbledhje tjetër diskutimet për çështjet e ndryshme, edhe për analizën brenda partisë.

Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura ka pasur disa propozime, ndërsa mësohet se në fund u vendos që ndryshe nga herët e tjera të ngrihen disa grupe pune që do të merren me mobilizimin e strukturave dhe qytetarëve për protestën e së hënës.
"Shqipëria ndodhet përballë një sfide vendimtare. Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund të ndërtojë një Shqipëri realisht europiane, me sundim të ligjit, institucione që funksionojnë dhe shtet në shërbim të qytetarëve" theksoi Jorida Tabaku, krahas fotove që shpërndau rreth mbledhjes.

