Grida Duma kundër lëvizjes së Salianjit: Foltorja 2.0 duhet të zhduket
Grida Duma ka qartësuar pozicionin e saj në lidhje me akuzat nga drejtues të Partisë Demokratike se ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.
Nga studio e Top Story ajo deklaroi se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite. Duma ka dalë kundër dhe lëvizjes së re te Salianjit në PD si dhe asaj të Berishës.
"Nga ana tjetër, kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj.
Nuk guxon njeri të më përmendë mua pazare të vogla, sepse unë qëndroj Big, dhe qëndroj Big së pari si njeri. PD sot nga i vogli te i madhi, duhet të zhdukë foltoren 2.0, 2.1, 3.1, 7.4, dhe të vendoset në një pozicion krejt tjetër me vetveten dhe të brendshmen dhe të gjej mënyrën sesi në këtë moment nuk ka asnjë aksioner opozitar të cilin e ka tepër”, tha Duma.
