Nga betimi i Avokatit të Popullit deri te Prokuroria e Posaçme/ Gazetari: Seanca e sotme do jetë jashtë normalitetit

Në një lidhje direkte për OraNews, gazetari i terrenit Bekim Bici ka raportuar nga Kuvendi panoramën e zhvillimeve në rendin parlamentar për ditën e sotme.

Ditën e sotme dhe pikërisht para nisjes së rendit të ditës, bëhet edhe betimi i Avokatit të Popullit, në këtë rast të Endri Shabanit, i cili mbërriti i shoqëruar nga e fejuara e tij.

Ajo çfarë vlen të theksohet krahas pike që në realitet nuk është i shkruar në rendin e ditës, janë edhe 11 pikat e rëndësishme të rendit të ditës përfshirë këtu edhe një mocion me debat i kërkuar nga PD dhe grupit të saj parlamentar për sa i përket kriminalitetit.

Vlen të theksohet se është një seancë që ndryshe nga herët e tjera  mund të mos jetë në normalitet të referuar edhe qëndrimeve që ka mbajtur  PD.

Lidhur me situatën e krijuar brenda mazhorancës, dhe pjesën e Prokurorsië së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv. Kryeministres.

Pikërisht kjo pritet të jetë pjesë e debatit në seancë ditën e sotme"- tha gazetari.