Endri Shabani mbërrin në Kuvend, pritet të kryej betimin e tij si Avokat i Popullit

Teksa na ndajnë edhe një orë nga fillimi i seamcës plenare, Endrit Shabani ka mbërritur në Kuvend. Sot pritet betimi i tij si Avokat i Popullit.

Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Ai u zgjodh si Avokat Populli pas një seance maratonë (11 dhjetor) me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët.

Kuvendi mban sot në orën 10:00 seancë plenare, ku në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën ndaj krimit të organizuar.

Endri Shabani mbërrin në Kuvend, pritet të kryej betimin e tij si

Ndërkaq, rikujtojmë se Endri Shabani u zgjodh me votëbesim për këtë post në Kuvend teksa ai mori 85 vota pro.