Gjyqi i Komandatëve të UÇK, Rama drejt Hagës: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi për Thaçin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të vizitojë në Hagë Hashim Thaçin.

Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku ish-presidenti dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli.

“Pas disa do të takoj ish-presidentin e Republikës së Kosovës që u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve të të drejtave të njeriut, apo të të gjitha normave të procesit gjyqësor që ka karakterizuar këtë farsë, një president i zgjedhur na populli sa bashku me 3 bashkëluftëtar që ka mbulua detyra më të rëndënsishme mbahen të izoluar.

Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharake dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.