MBYLLEN DYERT, SHPËRTHEJNË DEBATET/ Në Këshillin Kombëtar kërkohet komision hetimor për firmat për Endri Shabanin: Pse u mbështet ky Soros-ist?

Pas fjalimit të mbajtur nga kryetari Sali Berisha, mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së po vijon me dyer të mbyllura.

Në mungesë të Ervin Salianjit në sallë, duket se dy nga anëtarët :problematikë” të mbrëmjes së sotme janë Linsandër Hoxhga dhe Aulon Kalaja.

Të dy kanë kërkuar që deputetët demokratë të japin shpejgime për mënyrën se si Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me foirmat e vetë PD-së.

Debati me dyer të mbyllura

Lisandër Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë; jo vetëm Shqiperine; SHBA, etj.

Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.

Aulon Kalaja: Jam dakord me Lisandrin. SOROS duhet të shpallet “non grata” nga qeveria e ardhshme.

Mendoj se PD duhet të shkojë më djathtas, duhet të jemi konservatorë, jo të themi që jemi parti e qendrës së djathte.

Është zgjedhur Avokat i Popullit një SOROS-ist me firmat e PD-së.

Të ngrihet Komision Hetimor për mënyrën se si u morë firmat për Endri Shabanin.