VIDEO/ Rama dha Balluku i bashkohen deputetëve të PS-së në mbledhjen e grupit parlamentar

Këtë të hënë në orën 10:00, mblidhet Grupi Parlamentar i PS.

Mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë kryeministri Edi Rama, por edhe zëvendëskryeminisytrja Belinda Balluku.

Pak minuta para mbledhjes së grupit socialist, Sekretariati i Etikës në Kuvend rrëzoi mëngjesin e sotëm kërkesën e Partisë Demokratike, për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga punimet parlamentare.

VIDEO/ Rama dha Balluku i bashkohen deputetëve të PS-së në

PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga seancat plenare, me pretendim se fyeu deputetët e opozitës. Në seancën e kaluar, opozita akuzoi Ballën se ai iu drejtua deputetëve të PD me termin fyes ‘zagarë’.

Kujtojmë se kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.