Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Mziu: PD do e dërgojë çështjen në gjykatë Kushtetuese

Deputeti i PD, Xhelal Mziu në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit është në shkelje të Kushtetutës dhe se PD do e dërgojë këtë çështje në gjykatë Kushtetuese.

Mziu: Arriti që të marrë një kandidat që nuk kishte pëlqyeshmërinë e PD dhe të opozitës.

Dhe për pasojë në mënyrë të njëanshme me votat e vetëm të PS zgjedhi një avokat Populli i cili absolutisht është në shkelje të Kushtetutës.

PD do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese.

Janë firmosur gati 10 kandidatë të cilët pas një skualifikimi arritën që të ishin 6 kandidatë.

Natyrisht janë dhënë firma për disa nga kandidatët thjesht për të qenë tek Komisioni i Ligjeve.

Dhe për pasojë në fund fare, subjekti politik PD dhe opozita do të bënin propozimin e tyre.

I ndodhur në këto kushte ne kemi tërhequr votat e që të gjithëve sepse natyrisht shkelnin edhe Kushtetutën.

Sepse një deputet ka të drejtë për të votuar vetëm për një kandidat, çka do të thotë që opozita do të prodhonte maksimumi një kandidat.

Në këto kushte ne kemi tërhequr me shkresë firmat e gjithë kandidatëve të cilët ishin kualifikuar.