Noka-Ballës: O injorant…/ Ndërpritet seanca në Kuvend
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se sot në Kuvend do të votohet kandidati për postin e Avokatit të Popullit pavarësisht kundërshtisë së opozitës, të cilët kanë kërkuar rihapje të procesit. Balla ka treguar dhe listën e firmave të opozitës të hedhura për kandidatin Endrit Shabani.
Balla ironizoi Falmur Nokën me një deklaratë të bërë nga ai në një emision, teksa nëpërmjet një mesazhi tha se ka qenë Ervin Salianji ai që u ka mbushur mendjen deputetëve të firmosnin për Endrit Shabanin.
Balla gjithashtu iu përgjigj dhe Flamur Nokës, i cili më parë iu drejtua me termin ‘injorant’ duke i kujtuar gafën e 28 nëntorit.
Taulant Balla: Në seancën e sotme ne miraotjmë buxhetin bashkë me paketën fiskale, kjo është cështja më e rëndëisshme sepse dalim përpara popullit me nje buxhet më të madhin në histori dhe me plotë të mira që na kanë dhënë nderin ti përfaqësojmë në kuvend si shumicë.
Edhe ju sot keni senacën të rëndëishem por serioziteti juaj për kauzat që lini rrugës është dhe kjo tallje. Kemi diskutuar se sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHr. Do ishte në dnertin tuaj të ndaleshim dhe të gjeni një kohë për këtë debat që ta ndjekin qytetartë. Po ku talleni me të gjitha kauzat që nisni. (tregon firmat) ne jemi këta? Nënkryetari i partisë është këtu, anëtarët e kryesië që kanë firmosur. Të të fyejë ky i vetmi Flamur kur nuk di kur është ngritur flamuri, është fundi i botës.
Këta tha i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendhshëm të partisë tuaj na e solëlt këtu. Jemi 1250 ditë në shkelje të ligjit si kuvend. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsesusin mes vetes. Sot do të votojmë Avokatin e Popullit me kandidaturat që keni sjellë ju.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka përdorur në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla termin “injorant”, gjatë kohës që Balla kishte marrë fjalën në sallë.
Balla kërkoi menjëherë ndërprerje të seancës plenare deri në momentin që Noka të nxirrej jashtë nga salla. Kryetari i Kuvendit vendosi 10 minuta pushim deri në qetësim të situatës.
Balla: Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Jemi në shkelje të rregullores se nu kemi dëgjuar argumenin përse kanë kërkuar heqjen nga rendi i ditës. Asnjëri prej folsëve nuk ka sqaruar përse kjo cështje duhet të iki nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje , njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’iu lexoj unë listën. Të gjithë e dini se Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë post se nuk e le ligji se ka mbushur 70 vjec.
Noka i thotë: Injorant!
Balla kërkon ndërprerjen e seancës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u detyruara të ndërpresë seancën në mënyrë që të qetësohet situata.
Përplasja nisi pasi Berisha dhe të tjerë të PD-së cilësuan Endrit Shabanin si lepur të Surrelit, për të cilin kërkuan që të përjashtohet nga lista e kandidatëve për Avokat Populli. Në vijim të kësaj, Balla iu drejtua demokratëve duke u thënë se ‘kur të flisni për lepuj, duhet të flisni dhe për zagarë’. Në këto momente ka ndërhyrë Noka, i cili kundrejt Ballës, përdori termin ‘injorant’.
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME NË KUVEND

