Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ndoja: Deklarata e ambasadorit të BE, nëse do ishte mesazh, do ishte për mazhorancën
Deputeti i PD, Arian Ndoja i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deklaratat e ambasadorit të BE për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK nëse do ishin një mesazh do ishte një mesazh për mazhorancën.
Ndoja: Deklarata e ambasadorit të BE, sigurisht që është një deklaratë diplomatike.
Pavarësisht se ne themi është deklaratë e hapur politike sepse ajo nuk është faktor i politikës së brendshme.
Megjithatë këto janë deklarata të përgjitshme, jepen gjithmonë.
Janë si puna e atyre recetave të përgjithshme.
Ne ndalemi tek mënyra se si zgjidhet kreu i ri i SPAK për të kuptuar se çfarë mesazhi donte të jepte edhe ambasadori i BE.
Nëse ky do ishte një mesazh, mesazhi i jepet mazhorancës gjithmonë.
E cila ka mënyrën për të ndërhyrë tek zgjedhja e një titullari të lartë të administratës së prokurorisë së posacme.
