100-vjetori i urdhrit të Skënderbeut, Rama i dorëzon dy medaljonet e para familjarëve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut

“Me propozim të kancelarisë, do i dorëzojmë sonte dy medaljonet e para të 100-vjetorit të urdhrit të Skenderbeut, familjeve të dy shërbestarëve të kësaj reforme kuptim plotë. Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut.

Dy burrat që nuk janë me, por do të kujtohen si bartësit besnik të një amaneti që dukej i varrosur nën këmbët e injorancës në pushtet. Sonte Republika u shpreh familjeve mirënjohjen e saj për të ndjerët”-u shpreh Rama.

Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës.