"Dumani është "fëmija" i ndërkombëtarëve"/ Bregu: Kryeprokurori ka vendosur ritëm të shtuar brenda strukturave të Posaçme
Në studion e emisionit “Ora e Betit” ka qenë gazetari dhe pedagogu Zylyftar Bregu, i cili ka dhënë analizën e tij lidhur me kreun aktual të SPAK, në kuadër të përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.
Bregu u shpreh se Dumani është prodhimi i ndërkombëtarëve dhe se struktura e Posaçme është përfaqësuar me një model që ka sjellë ritëm në ndëshkueshmërinë e atyre që kryejnë vepra penale.
“Kjo gjë është një gjë e keqe për kolegët tanë sepse ndonjëherë ekrani fsheh shumë gjëra.
Po për të vajtur të zgjidhja e ditës së nesërme, unë mendoj se mund ta shohim në dy, tre nivele.
Së pari zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut ka vëmendjen maksimale të ndërkombëtarëve sepse ai është “fëmija” i tyre, është prodhimi i tyre, është krijimi i tyre. Dhe ndërkombëtarët që kanë investuar në këtë reformë dhe për këtë strukturë të Posaçme nuk duan që ritmi i kësaj strukture të bjerë.
Këtë ritëm që në një farë mënyrë e vendosi Dumani. Nga koha e mandatit të parë të zotit Kraja, për shkak dhe të rrethanave, të fillimit, sa të kolaudohej si strukturë. Në mandatin e Dumanit pati një ritëm më të shtuar dhe ngritje të stekës së ndëshkimit të autorëve të dyshuar për veprat penale.
Së dyti, është e rëndësishme se pavarësisht se prokurorët janë të pavarur, modeli që sjellë kreu i strukturës së Posaçme. Sepse modeli mund të bëhet motivues për të gjithë kolegët e vetë.”- tha Bregu.

