100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Gjergj Kastrioti pagëzoi identitetin tonë kombëtarë dhe përkatësisë tonë europiane
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij me rastin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skëbnderbeut.
Rama u shpreh se Skënderbeu “hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë dhe pagëzoi identitetin tonë europian”, duke kujtuar se emri i tij vazhdon të mbledhë bashkë shqiptarët edhe një shekull pas krijimit të këtij urdhri nderi.
Ai solli në vëmendje dhjetorin e vitit 1925, kur Shqipëria sapo kishte dalë nga “dy tërmete historike” dhe Republika e re kërkonte të afirmohej si pjesë e Europës duke adoptuar sistemet e medaljeve dhe urdhrave të meritës.
Sipas Ramës, zgjedhja për të krijuar Urdhrin e Skënderbeut si vlerësim të meritës dhe jo si shpërblim monetar ishte “një masë graniti në themelet e shtetit të ri”.
Fjala e kryeministrit:
"Në çdo kthesë të historisë ku shqiptarët janë mbledhur për të venë një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare apo për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë sonë i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pavetëdije nga figura që qëndron në zemrës sonë, Gjergj K S. hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë, zgjodhi luftën e drejtë në një epokë të fundosur në padrejtësi. Pagëzoi i identiteti tonë kombëtarë dhe përkatësisë tonë europiane. Ashtu siç shkruan Kadare, një emër Gjergj e kish si diellin tjetrin si Hënën. Emri i tij na mbledh sërish këtu 100 vjet pas urdhrit të Skënderbeut."
